Close
Plane part

München

Müncheni në Gjermani është shtëpia e mijëra shqiptarëve nga Kosova të cilët kanë emigruar atje në vitet e 90-ta, që nga atëherë ata tashmë lidhen me vendlindjen përmes fluturimeve me Eurokoha dhe Kosova Airlines e cila ka fluturime nga München drejt Prishtinës dhe anasjelltas, 6 herë në javë.

München ia vlen absolutisht të vizitohet. Ka kaq shumë atraksione të mahnitshme turistike, vende të rëndësishme historike, parqe dhe kështjella të bukura, një jetë aktive nate, mundësi të mira për blerje dhe festivale të mahnitshme.

Emri gjerman i qytetit, München, rrjedh nga fjala Mönch (munich në gjermanishten e vjetër të lartë), që do të thotë murg. Një murg është gjithashtu në stemën e qytetit. München u shpall zyrtarisht si qytet në 1175.

Qyteti ka disa nga fabrikat më të mëdha të birrës në Gjermani dhe është i famshëm për birrën dhe festën e tij vjetore të Oktoberfest.

München ka shumë pamje të mrekullueshme - një nga më të bukurat është padyshim ajo nga kulla e Bashkisë së Re. Në vetëm pak çaste, ashensori ju çon në një lartësi prej 85 metrash dhe mund të shihni një pamje të ndryshme të qytetit në çdo drejtim

Zemra e futbollit në Munchenin verior

Në Allianz Arena, ju mund të mrekulloheni me ndeshjet e klasit të lartë dhe të shijoni Muzeun e FC Bayern.

E ndërtuar sipas planeve të hartuara nga arkitektët e njohur Herzog & de Meuron, Allianz Arena i cili ka kapacitet për 75 mijë persona, është bërë një nga monumentet kryesore të Munchenit që kur u hap në vitin 2005.

Eurokoha dhe Kosova Airlines kanë fluturime drejt Munchenit gjashtë herë në javë dhe biletën mund ta rezervoni tani duke klikuar KËTU.