Transportuesi ajror i Kosovës “Kosova Airlines-KSA”
Kosova Airlines GmbH
Brandschenke Str 178
CH-8002 Zürich
Pronar: Naim Ejupi
Nr. i firmës: CH-020.9.002.076-4
1. Juridiksioni i kushteve të përgjithshme të biznesit
Të gjitha shërbimet e TRANSPORTUESIT AJROR TË KOSOVËS “KOSOVA AIRLINES-KSA” (më tutje “Kosova Airlines”) pasojnë vetëm në bazë të kushteve të përgjithshme të biznesit në vijim. Përjashtimet nga këto kushte të biznesit janë të vlefshme, vetëm atëherë kur janë bërë si marrëveshje me shkrim dhe janë vërtetuar nga ne, po ashtu me shkrim.
2. Oferta dhe lidhja e kontratës
Ofertat për sistemin online të rezervimit paraqesin kërkesë të detyrueshme për klientin. Me regjistrimin përmes formularit online për rezervim, klienti lidhet detyrimisht gjatë përmbylljes së një kontrate për transport me kushtet valide për transportim të “Kosova Airlines”. Me pranimin nga ana e “Kosova Airlines”-it, vjen deri te lidhja e kësaj kontrate për transportim. “Kosova Airlines” deklaron pranimin e rezervimit, në rastin kur e dërgon konfirmimin e rezervimit nëpërmjet një e-maili ose me ngarkimin e kredit-kartelës tuaj.
3. Kushtet e pagesës
Vlejnë çmimet, të cilat kanë qenë prezente e janë konfirmuar gjatë rezervimit. Pagesa realizohet vetëm nëpërmes një kredit-kartele të pranuar nga “Kosova Airlines”. Pas pranimit të konfirmimit të rezervimit, i gjithë çmimi i biletës duhet të paguhet, gjë që ndodh dhe me këtë ngarkohet kontoja e kredit-kartelës së dhënë. Nëse banka ose instituti i kredit-kartelave e refuzon pagesën, “Kosova Airlines” është e autorizuar që ta ndërpresë menjëherë kontratën dhe që ta anulojë rezervimin. Me këtë rast për secilin pasagjer ngrihet pagesa në vlerë prej 30.00 EUR, si pagesë që krijohet me përpunimin e rastit.
4. Premtim për konfidencialitet
“Kosova Airlines” garanton konfidencialitet të plotë për të gjitha të dhënat e pranuara nga klienti.
5. Dokumentet e udhëtimit
Pasagjeri merr nëpërmjet e-mailit konfirmimin e rezervimit të cilën e përdor edhe si biletë udhëtimi. Një udhëtim, pa dokument valid për udhëtim, nuk është i pranueshëm. Biletat e aeroplanit, në rastin kur para nisjes shihet se shënimet dhe/ose emri nuk janë të njëjta me të dhënat personale të pasagjerit të dhëna gjatë rezervimit, nuk mund të pranohen si dokumente valide të udhëtimit. Pasagjerët me ndryshime të bëra në biletat e fluturimit/numrat e rezervimit përjashtohen nga fluturimi. Për ata vlen çmimi i tërësishëm i biletës. Për ridhënien e biletave, të cilat kanë humbur apo për raste të tjera, të cilat shkaktohen pa ndikimin e “Kosova Airlines”-it, ne e ngremë një shumë për përpunim të rastit në vlerë prej 30.00 EUR për secilën biletë fluturimi. Për përmbushjen dhe zbatimin e rregullave për hyrje në shtetet tjera, për pasaporta dhe për viza, secili pasagjer e mban përgjegjësinë për vete. “Kosova Airlines” është e autorizuar që pasagjerit t’ia llogarisë dhe t’ia vërë në faturë çdo shpenzim eventual, që krijohet si pasojë e mospërmbushjes së këtyre rregullave.
6. Ndërrim-rezervimi/Anulimet
Ndërrim-rezervimet dhe ndërrimet e emrave mund të bëhen sipas dispozicionit dhe pas pagesës së një shume të caktuar për ndërrim-rezervim, gjegjësisht për anulim dhe ato mund të bëhen me shkrim nga larg e afër, si dhe me gojë, me dhënien e numrit të rezervimit para ditës së fluturimit, gjatë orarit të punës në numrat e telefonit, faksit apo tek adresa që gjendet në faturë/konfirmimin e rezervimit.
Anulimet e fluturimit bëhen të mundura vetëm me kërkesë me shkrim e-mail ([email protected]) ose nëpërmjet faksit (Faks: +496925667626) në ditë pune deri në orën 18:00. Anulimet të cilat bëhen të dielave ose në ditë festash përpunohen ditën e parë të punës. Për anulim merret parasysh vetëm dita në të cilën “Kosova Airlines”-i e merr këtë kërkesë.
Rregullore e rezervimeve:
• Për rezervimet e bëra më shumë se 30 ditë para fluturimit, anulimet mund të bëhen deri në 7 ditë nga data e rezervimit.
• Për rezervimet e bëra 15–29 ditë para fluturimit, anulimet mund të bëhen deri në 4 ditë nga data e rezervimit.
• Për rezervimet e bëra 7–14 ditë para fluturimit, anulimet mund të bëhen deri në 3 ditë nga data e rezervimit.
• Për rezervimet e bëra 3–6 ditë para fluturimit, anulimet mund të bëhen brenda ditës së rezervimit.
• Për rezervimet e bëra 24–72 orë para fluturimit, anulimi mund të bëhet brenda 2 ore nga momenti i rezervimit.
Anulimi i biletës nga klienti/agjenti për fluturimet e rezervuara në flyksa.com mbas rregulloreve të anulimeve.
• 30 ditë para fluturimit – klienti rimbursohet me 85 % të shumës së paguar.
• 15 ditë para fluturimit – klienti rimbursohet me 75 % të shumës së paguar.
• 7 ditë para fluturimit – klienti rimbursohet me 65 % të shumës së paguar.
• 3 ditë para fluturimit – klienti rimbursohet me 55 % të shumës së paguar.
• 24 deri 72 ore para fluturimit – klienti rimbursohet me 20 % të shumës së paguar.
Kushtet për ndryshime dhe anulime
• Ndryshimi i emrit të pasagjerit pas afateve të mësipërme lejohet me pagesë, sipas çmimit aktual nëse ka rritje të çmimit dhe aplikohet një tarifë shtesë prej 30 €/30 CHF për një drejtim për secilin rezervim.
Në rast uljeje të çmimit, mbetet në fuqi çmimi i rezervimit të parë dhe aplikohet një tarifë shtesë prej 30€/30CHF për një drejtim për secilin rezervim.
• Ndryshimi i datës së udhëtimit mund të bëhet deri në 3 ditë (72 orë) para fluturimit, me pagesë shtesë sipas çmimit aktual në sistem, nëse ka rritje çmimi aplikohet një tarifë shtesë prej 20 €/20 CHF për një drejtim për secilin rezervim.
Në rast uljeje të çmimit, mbetet në fuqi çmimi i rezervimit të parë dhe aplikohet një tarifë shtesë prej 20€/20CHF për një drejtim për secilin rezervim.
• Ndryshimi i datës së udhëtimit, në rast se pasagjeri dëshiron të udhëtojë më herët se data e rezervimit, bëhet me pagesë shtesë sipas çmimit aktual të biletës, nëse ka rritje të çmimit. Në këtë rast aplikohet edhe një tarifë shtesë prej 30 € / 30 CHF për një drejtim.
Nëse ka ulje të çmimit, mbetet në fuqi çmimi aktual i rezervimit dhe gjithashtu aplikohet tarifë shtesë prej 30€/30CHF për një drejtim.
Nëse kërkohet ndryshim i datës brenda 3 ditëve para fluturimit, bileta mund të vendoset në shitje në sistemin flyksa.com me çmimin aktual.
• Nëse vendi/ulësja shitët, pasagjeri mund të zgjedhë të ndryshojë datën e rezervimit.
Në këtë rast, rimbursohet shuma përkatëse e shitjes në flyksa.com, me kosto shtesë prej 30 €/30 CHF për një drejtim.
Anulimi i rezervimeve të mëtejshme
Në rast se nuk paraqiteni në fluturimin e parë (No-Show), ju njoftojmë se fluturimi i dytë mund të anulohet nëse nuk marrim një konfirmim nga ana juaj.
7. Koha për regjistrim (check-in)
“Kosova Airlines” i këshillon pasagjerët që të paraqiten te sporteli përkatës për përgatitje të pasagjerëve më së voni 120 minuta para nisjes. Përgatitja e pasagjerëve mbyllet 40 minuta para nisjes së aeroplanit. “Kosova Airlines” nuk mban përgjegjësi për paraqitje të mëvonshme. Pasagjeri është vetë përgjegjës për arritjen me kohë të aeroplanit, për fluturimet tjera lidhëse dhe shërbimet me pagesë që marrin/presin udhëtarët.
8. Konfirmimi i kthimit
Çdo klient i “Kosova Airlines” është i detyruar ta konfirmojë kthimin e tij të planifikuar brenda 24 deri 48 orëve, nëpërmjet telefonit te “Kosova Airlines”. Konfirmimet e kthimeve mund të bëhen në numrat e telefonit që gjenden në biletë. Nëse nuk e konfirmoni kthimin dhe ai ju humb, atëherë shuhet e drejta për fluturim.
9. Bagazhi dhe dokumentacioni
Limiti i lejuar për bagazh për secilin pasagjer (asnjë bagazh i lejuar për foshnje) që paguan është 25 kg (“Germanwings” vetëm 20 kg). Nuk është e mundshme që bagazhin e pashfrytëzuar ta bartni te pasagjerët tjerë. Vetëm pasagjerët, të cilët kanë rezervuar njëkohësisht bashkë, mund t’i vendosin bashkërisht limitet e tyre të lejuara për bagazh. Bagazhi me mbipeshë mund të transportohet pas kryerjes së pagesës së paraparë, sipas tarifave për bagazh me mbipeshë. Marrja me vete e mbipeshës nuk mund të garantohet. Për përmbushjen dhe zbatimin e rregullave për hyrje në shtetet tjera, për pasaporta dhe për viza, secili pasagjer e mban përgjegjësinë për vete. Pasagjeri duhet të marrë vetë përsipër çdo shpenzim eventual, që krijohet si pasojë e mospërmbushjes së këtyre rregullave.
10. Lirime për fëmijë dhe të rinj
Fëmijët deri në 2 vjeç (pa të drejtë kërkese për ulëse) dhe të rinjtë deri në moshën 11-vjeçare paguajnë një çmim më të lirë. Me rëndësi është mosha e fëmijës gjatë nisjes. “Kosova Airlines” e ka të drejtën që para nisjes ta kontrollojë moshën e fëmijës dhe ta ngrejë tarifën përkatëse.
11. Tjetërsimi
Tjetërsimet e kërkesave kundër “Kosova Airlines” janë të paefektshme.
12. Reklamimet
Reklamimet mund të bëhen në mënyrë të shkruar menjëherë pas përfundimit të fluturimit tek adresa në vijim: Transportuesi ajror i Kosovës “Kosova Airlines-KSA”
Kundenservice
Kosova Airlines GmbH
Brandschenke Str 178
CH-8002 Zürich
13. Vendi i arbitrazhit
Vendi i arbitrazhit është Zurich (Cyrihu).
14. Klauzola salvatoriane
Në qoftë se klauzola të veçanta të rregulloreve të dala janë tërësisht apo pjesërisht të paefektshme, atëherë validiteti i rregulloreve të tjera mbetet i paprekur nga kjo. Rregullorja e paefektshme zëvendësohet me një rregullore, e cila për nga qëllimi dhe kuptimi i rregullores së paefektshme është më e përafërt juridikisht dhe ekonomikisht.
15. Qëndrimi
Këto kushte i përkasin qëndrimit të datës 26.10.2025, gjithashtu janë të përditësuara nga data 26.10.2025